Ndeshje çerekfinale të enjten do të ketë edhe në Ligën e Konferencës. Aston Villa e pret Lillen e Edon Zhegrovës në njërën prej ndeshjeve kryesore.
Villa udhëhiqet nga Unai Emery, i cili njihet shumë mirë për triumf në Ligën e Evropës. Këtë e arriti në katër raste, tri herë me Sevillan dhe një herë me Villarrealin. Një herë arriti në finale me Arsenalin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja Aston Villa – Lille zhvillohet prej orës 21:00.
Olympiacosi luan në shtëpi kundër Fenerbahçes, nga ora 18:45. Fiorentina luan në udhëtim te Viktoria Plzeni, po ashtu nga ora 18:45.
Në terminin prej orës 21:00, Club Brugge takohet me PAOK-un.