Basketbollistet e Kosovës e kanë humbur edhe ndeshjen e dytë në Kampionatin Evropian për Vende të Vogla që po mbahet në Prishtinë.
Të mërkurën mbrëma, Kosova pësoi thellë nga Qiproja, 67:48. Të martën Kosova humbi edhe nga Malta, 72:65.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë grup, Kosova luan edhe ndaj Gjeorgjisë, të enjten mbrëma. Por tashmë është jashtë objektivave për sukses në ngjarjen që organizohet në Prishtinë.
Ndaj Qipros, dallimi u bë në çerekun e dytë dhe të tretë. I katërti ishte vetëm formalitet.
Aulona Muhadri ishte më e mira te Kosova me 17 pikë e 13 kërcime.
Në këtë kampionat po paraqitet edhe Shqipëria, që i ka dy fitore në Grupin B. Fillimisht fitoi 74:58 ndaj Andorrës e më pas 70:64 ndaj Armenisë.