Ylli i NBA-së, LeBron James ka siguruar vend përkrah legjendës Michael Jordan në librat e historisë. 40 pikët e Jamesit ndihmuan fitoren e Los Angeles Lakers ndaj Brooklyn Nets me rezultatin 116:104.
James është vetëm lojtari i dytë, pas Jordanit, që ka shënuar 40 pikë në më shumë se një ndeshje në NBA, pasi mbushi 39 vjet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJordan, që ka luajtur deri në moshën 40-vjeçare, e ka arritur këtë tri herë. James 39-vjeçar, këtë e ka arritur dy herë tashmë.
“Sa herë që përmendem në shoqëri me më të mëdhenjtë, është gjë e bukur”, ka thënë James.
D’Angelo Russel shënoi 18 pikë për të kaluar shifrën e 10 mijë pikëve në karrierë, ndërsa James shënoi nëntë herë për tri pikë, sa edhe është rekordi i tij.
“E dua këtë lojë. Jap çdo gjë në ndeshje dhe kështu po e marr shpërblimin. Sonte më ka shkuar me gjuajtjet për tri pikë”, ka shtuar James.