Hendbollistet e Kosovës U18 të shtunën e kanë shënuar fitoren e parë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Chuzhou të Kinës.
Kosova e mposhti Indinë me rezultat të thellë 25:14. Kosova e dominoi tërësisht ndeshjen duke i fituar të dyja pjesët. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 15:6, ndërsa pjesa e dytë përfundoi 10:8.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Kosovën kjo ishte ndeshja e tretë e zhvilluar në Kampionatin Botëror që po mbahet në Kinë. Në dy ndeshjet e para ka pësuar disfatë nga Franca dhe Brazili. Më efikasja në ndeshje ishte Diona Dreshaj me shtatë gola. Pesë gola i realizoi Arjeta Imeraj, kurse katër gola i shënoi Andra Uglani.