Ndeshjet Lazio – Milan që luhet të shtunën nga ora 20:45 dhe Juventus – Roma të dielën në po të njëjtin orar, do ta shënojnë xhiron e tretë të elitës së futbollit italian në vikend.
Nga dy ndeshjet e para, formën më të mirë e ka pasur Juventusi që ka fituar ndaj Comos dhe Veronës me rezultatin identik, 3:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJuventusi është i treti me gjashtë pikë, kurse Roma në dy ndeshjet e para e ka një barazim pa gola me Cagliarin dhe një disfatë nga Empoli.
Milani barazoi me Torinon në hapje të edicionit të ri në Serie A, kurse në xhiron e dytë humbi nga Parma.
Milani është i 14-ti, kurse Roma e 15-ta.
Ndërkohë, Lazio i teti ka tri pikë, pas fitores ndaj Venezias, dhe disfatës nga Udinese.