Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Batatina nuk dorëzohet në garën për titull

kf llapi, sport, tahir batatina, futboll,

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se Llapi nuk do të dorëzohet në luftën për titull, pavarësisht se të dielën u mposht në derbi nga Drita.

“Në derbi vendosin detajet. Të dy skuadrat luftuan për pikë, pasi të dyja kishin nevojë për pikë. Në pjesën e parë nuk ishim të vëmendshëm dhe pranuam gol. Në pjesën e dytë ne e bëmë maksimumin, bëra ndryshime në skenë, rrezikova. Kishim rastet tona me Selimin për të finalizuar, por ky është futbolli. Nuk është dashur të bëhej ky gabim. Deri në fund, gara për titull do të jetë e hapur”, ka thënë trajner i Llapit për “ArtMotion” pas ndeshjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo