Me pesë medalje në qafë, 12-vjeçari Hasen Gashi nga Prishtina i tregonte nënës për ëndrrën e tij, që ky numër të shtohej edhe më shumë në të ardhmen.
Ai ka fituar pesë medalje në një garë ndërkombëtare të gjuhëve të mbajtur në Paris.
Haseni fillimisht u testua në Kosovë për njohuritë e tij në gjuhën angleze, dhe më pas vendosi të merrte pjesë në garën e njohur ndërkombëtare “Hi Lingua”.
“Unë shkoj nëshkollën ‘Marif’, jam 12-vjeçar dhe tani i vijkoimësimetnëklasën e shtatë. Mëpëlqenshumë shkenca nëpërgjithësi. Jam i dhënë pa sfizikës, kimisë, biologjisë e matematikës. Por përveçkëtyremëpëlqenshumë edhe gjuha angleze. Pranadaj fillimisht e kam bërënjë test nëgjuhën angleze për ta testuar veten. Testin e parë e kalova dhe direkt kalova edhe testin e dytë. Pastaj vendosa tëmarrëpjesënëgarën e gjuhëvenë Paris me qëllimqë ta testoja veten nëaftësitë e gjuhës”, deklaron ai.
Përveç suksesit në gjuhë, Haseni dhe bashkëgaruesit nga 16 shtete të botës e përjetuan si një përvojë të veçantë qëndrimin në Paris, duke vizituar edhe shumë atraksione turistike të qytetit.
“‘Hi lingua’ quhet gara qëunë kam marrëpjesë ku arrita t’i fitoj pesë medalje, dy të arta dhe tri të bronzit. Të bronzit i kam fituar për ese, kurse tri të arit i kam marrënë debat dhe kuizeqë ata i organizojnë. Përveç dijes që e kam treguar dhe fituar edhe mëshumëpërgjuhën angleze, në Paris kemi pasur mundësinëqë edhe t’i vizitojmë vendet e ndryshme më turistike tëkëtij qyteti. Atje kam arritur qëtë fitoj edhe mëtepër dije përkulturën e atij vendi”, thekson ai.
Pesë medaljet e fituara, për Hasenin, janë një nxitje për të vazhduar rrugëtimin e tij drejt garave të tjera shkencore ndërkombëtare.
“Këto medalje janë si shpërblim për të gjithë punën dhe përkushtimin që e kam pasur rreth gjuhës, por nuk do të ndalem me kaq, sepse dua që në të ardhmen të marrë pjesë edhe në gara të tjera shkencore”, deklaron ai.
Për prindërit e Hasenit, pjesëmarrja e tij në këtë garë ndërkombëtare ishte një përvojë e veçantë, por edhe sfiduese, sidomos për shkak të përkrahjes financiare që ishte e nevojshme për udhëtimin e tij në Paris.
Megjithatë, ata janë të vendosur ta mbështesin Hasenin edhe në sfida të ardhshme.
“Unë mendoj që një rëndësi të veçantë e ka mbështetja prindërore e jona ndaj fëmijëve sidomos aty ku ata kanë prirje dhe kanë dëshirë. Si prind e kam parë që Haseni ka potencial në të gjitha lëndët shkencore, e pa dyshim edhe në gjuhë, prandaj pjesëmarrja e tij në këtë garë gjuhësore me pesë medaljet e fituara me doemos e nxit atë dhe neve si prind ta orinetojmë drejt garave të tjera të cilësdo lëndë që ai e gjen vete”, thekson nëna e 12-vjeçarit, Vaxhide Salihu.
Momenti i ngritjes së flamurit të Kosovës në skenën që Haseni e ndau me bashkëmoshatarët nga 16 vende të botës, kishte një domethënie të veçantë për të dhe familjen e tij – një ndjenjë krenarie që lidhej edhe me pjesëmarrjen e babait të tij në luftën e Kosovës.