Se futbolli është sport ku edhe vajzat tregohen të suksesshme u dëshmua sot në stadiumin e skuadrës së “Ramiz Sadikut” në Prishtinë.
Turneu i organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës përfshiu vajzat e shkollave fillore, të cilat ishin zgjedhur për fazën finale në mesin e më shumë se 20 shkollave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nexhmi Mustafa”, “7 Marsi” e “Ditët e Minatorit”, ishin tri shkollat finaliste të këtij turneu.
Një aktivitet i tillë, sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, ka rëndësi të madhe në veçanti për masivizimin e futbollit te femrat.
Në garën mes tri shkollave fituese doli shkolla e Kishnicës, “Ditët e Minatorit”. Në finale shkolla nga Kishnica triumfoi ndaj “7 Marsit” pas gjuajtjes së penalltive.
{gallery}