Në një shtëpi të vjetër i kalon çdo ditë të tij.
Veten e ndien më së miri i rrethuar nga librat që i ka shkruar vetë e duke jetësuar krijime të reja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPos krijimeve në vendlindje, poezi të shkrimtarit Fadil Curri u botuan edhe në gazetat prestigjioze norvegjeze, ku u shpërngul viteve të luftës.
Si refugjatë nga Kosova, Curri thotë se e paramendonte të vështirë jetesën në Norvegji.
Por iu desh vetëm 1 vit për të nisur shkrimet e para në norvegjisht.
“Shtypi ditor ishte tejet i vlefshëm në këtë shtet skandinav” shprehet shkrimtari Curri.
Kujton se një gazetë ditore në Norvegji shitej rreth 3 euro.
Ndërkaq në Kosovë do ta donte rikthimin e gazetave të njohura ditore.
Mbështetje pati nga kolegët norvegjezë që punonin për gazetat atje.
Shihen si të ftohtë në raport, por komunikimi në gjuhën e tyre, Curri thotë se ia ka lehtësuar jetesën në atë vend.