I ka mbushur plotë 80 vjet, por punën e dorës nuk e lë anash në asnjë moment. Kjo është e pensionuara Zylfie Sadiku, e cila jeton në Gjermani prej 26 vjetësh, por në Kosovë qëndron më shumë kohë gjatë vitit.
Vdekja e vajzës nga sëmundja e kancerit bëri që ajo të mos i ndahej leximit e punës së dorës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJetesa midis Gjermanisë e Kosovës i ndihmoi zonjës Zylfie t’i mësonte tri gjuhë të huaja, të cilat edhe sot në të 80-tat i zotëron mirë.
Zylfie Sadiku Grepin, kërrabëzat e mjetet e tjera, me të cilat thurte veshje të ndryshme, thotë se i merrte me vete edhe në çdo udhëtim me tren.
Modelet e punës së dorës që zonja Zylfie i punon, i përcjell në rrjete sociale. Në Gjermani thotë se zanatin e paguajnë dhe ua mësojnë të rinjve, derisa në Kosovë thekson të kundërtën. “Këtu duhet të paguash për ta marrë zanatin”.