Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

29-vjeçare mbeti e ve, fëmijët i rriti nga puna me veg

“Në moshën 29 vjeçare kam mbetur pa bashkëshortin, prej atëherë kam punuar vazhdimisht me veg dhe kështu i kamë rritë e shkollu fëmijët”...

Me vetëm këtë mjet pune, Hidajete Duraj ka punuar qindra veshje rajonit të Hasit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si një grua e vejë që në moshë të re mbeti vetëm me fëmijët, vegun e konsideroi si mundësinë e fitimit të të ardhurave familjare.

Shumë vite më parë, 75-vjeçarja thotë se asnjë vajzë e zonës nuk ishte bërë nuse pa i punuar veshjet hasjane.

Ato sot i marrin të gatshme të punuara nga duart e Hidajete Durajt.

Punët që dikur i bënin kryefamiljaret ishin të shumta.

Të gjitha, hasjanja, i kishte kryer e veshur me veshjet tradicionale, ndërkaq pasditen ia kushtonte plotësisht punës së dorës.

Sfidë për punën e sotme me veg për 75-vjeçaren mbetet sigurimi i materialit.

Atë e siguron nga copëzat e mbetura të zonjave në lagje.

Për moshat e hershme e ato madhore, të gjitha i ka të punuara me detaje, siç e do veshja e njohur hasjane.