Grupet konservatore po kërcënojnë ta bllokojnë Zvicrën që ta organizojë Eurovisionin vitin e ardhshëm, pasi ka thënë se gara e këngës është “ngjarje propagandistike” dhe “manifeston satanizmin e okultizmin”.
Zvicra e fitoi të drejtën e organizimit të ngjarjes më të madhe muzikore pasi këngëtari Nemo triumfoi në Suedi këtë vit. Qytetet si Cyrihu, Berni, Gjeneva dhe Baseli kanë aplikuar për organizimin e spektaklit pesëditor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gara e këngës Eurovision është ngjarje propagandistike. Një shtet që ofron një skenë për plehra të tillë nuk do ta ngrejë imazhin e tij, por thjesht do ta shfaqë rënien intelektuale të tij”, ka thënë partia konservatore Unioni Federal Demokratik i Zvicrës.
Partia ka thënë se është e shqetësuar se si Eurovisioni “manifeston ose toleron satanizmin dhe okultizmin”.
Këngëtarja irlandeze Bambie Thug në garën e këtij viti shfaqi simbole satanike në skenë.