Cate Blanchett ndihet "thellësisht e shqetësuar" për ndikimin e mundshëm të inteligjencës artificiale (AI).
Aktorja 55-vjeçare beson se inteligjenca artificiale ka më shumë gjasa të ketë një ndikim negativ "te njeriu mesatar" sesa te yjet e filmit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shikoj këta robotë dhe vetura pa shoferë dhe nuk e di vërtet se çfarë po i sjellin ato dikujt”, ka thënë ajo për BBC-në.
Cate, e cila është një nga aktoret më të njohura në Hollywood ka thënë se kërcënimi i AI është ende "shumë real".
Fituesja e çmimit “Oscar” gjithashtu beson se AI ka potencialin të bëhet "tepër shkatërruese".
“Kur e shikon në një mënyrë është kreativitet, por është gjithashtu tepër shkatërruese, që sigurisht është ana tjetër e saj”, është shprehur ajo.
Ndërkohë, ylli i filmit Ben Affleck ka thënë së fundmi se filmat do të jenë "një nga gjërat e fundit" që do të zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale.