Derisa aktorja 56-vjeçare, Jennifer Aniston, festoi tashmë “Ditën e Falënderimeve” muajin e kaluar në New York me të dashurin e saj, trajnerin e mirëqeniejes dhe hipnoterapistin, Jim, ajo tashmë po bën plane për sezonin festiv bashkë me të.
Një burim i ka thënë revistës People se “pushimet janë koha kur ajo ngadalëson ritmin, e shijon vërtet shtëpinë e saj dhe kalon kohë me njerëzit që i do. Ajo është shumë e lumtur që këtë vit do ta kalojë këtë periudhë me Jimin. Kanë planifikuar një udhëtim në borë dhe një udhëtim me diell për Vitin e Ri”.
Sipas burimit, Jennifer e adhuron këtë periudhë të vitit dhe gjithmonë i kushton rëndësi të veçantë Krishtlindjeve. “Ajo ka çdo vit pemë të vërtetë – kurrë artificiale. I pëlqen ta dekorojë shtëpinë për ta bërë të ndihet e ngrohtë dhe festive”.
Ndërkohë, Jennifer dhe Jim – të cilët për herë të parë u lidhën në korrik – kanë kaluar “muaj të tërë duke biseduar dhe duke u njohur me njëri-tjetrin” në fillim të këtij viti.
Burimi ka sqaruar se Jenniferi e ka vlerësuar shumë miqësinë e tyre në fillim. “Kur marrëdhënia mori një drejtim më romantik, ajo ishte fillimisht e kujdesshme. Tani është e emocionuar që vendosi ta ndjekë ndjenjën”.
“Sikur të ishte e shkruar, ajo vërtet e do Jimin. Ai ka sjellë shumë gjëra të mira në jetën e saj”.
Pas konfirmimit të lidhjes, Jennifer ka folur për të dashurin e saj, duke e cilësuar si “mjaft të jashtëzakonshëm”.
Në një intervistë për Elle, ajo ka thënë: “Hipnoza është vetëm një nga shumë gjërat që ai bën. Ai është mjaft i jashtëzakonshëm dhe ndihmon shumë, shumë njerëz. Ai është shumë i veçantë, shumë normal dhe shumë i sjellshëm, dhe dëshiron t’i ndihmojë njerëzit të shërohen, të kalojnë traumat dhe ngecjet e tyre drejt qartësisë”.