Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Emma Roberts dhe Kim Kardashian producente ekzekutive të një seriali në Netflix

Emma Roberts dhe Kim Kardashian

Emma Roberts dhe Kim Kardashian

Yjet e Hollywoodit, Emma Roberts dhe Kim Krdashian po planifikojnë të bëhen producente ekzekutive të një seriali të ri në platformën Netflix.

43 vjeçja Kim i ka bashkuar forcat me yllin Emma Roberts në mënyrë që t’i ndihmojë ta realizojë serialin e quajtur “Calabasas”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kim dhe unë jemi producente ekzekutive të një seriali që do të shfaqet në Netflix dhe quhet ‘Calabasas’”, ka thënë Emma në emisonin “The Spotlight With Jessica Shaw”.

Ajo ka thënë se drejtoreshë e këtij projekti është Marlene King, e cila e ka bërë serialin “Pretty Little Liars”, ndërkohë që ka cekur se është tepër e entuziazmuar ta bëjë këtë punë duke mos ndarë shumë detaje.

“Nuk mund të ndaj edhe aq shumë informata. Kim dhe unë jemi dy vajza ‘Calabasas’ që po rikthehemi te rrënjët tona”, ka thënë ylli.

Ndërkohë Kim ka qenë duke bërë disa orë mësimi për aktrim duke thënë se i pëlqen ta sfidojë veten.

Kim dhe Emma