Janë bërë homazhe për aktorin e filmit “Baby Driver”, Hudson Meek, i cili vdiq pasi u rrëzua nga një automjet në lëvizje në Alabama, raportoi të enjten BBC-ja.
Aktori 16-vjeçar ra nga një automjet në Vestavia Hills, më 19 dhjetor, ndërsa vdiq dy ditë më vonë për shkak të plagëve të marra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“16 vjetët e tij në këtë tokë ishin shumë të shkurtra, por ai arriti kaq shumë dhe ndikoi ndjeshëm te të gjithë ata që e njohën. Lutuni për familjen dhe miqtë tanë derisa po përballemi me këtë humbje të papritur dhe tragjike”, është shprehur nëna e tij Lani Wells Meek në Facebook.
Siç bëhet e ditur, organet e Meekit janë dhuruar për të ndihmuar të tjerët në nevojë.
Adoleshenti është shfaqur edhe në seri televizive, përfshirë dramën “NBC Found”.
Departamenti i Policisë Vestavia Hills po heton se si ndodhi incidenti fatal.