Me përvojën gati tridekadëshe në dermatologji, Dr.Gëzim Bajrami tani po kontribuon në poliklinikën e tij.
Poliklinika, e cila ndodhet në qytetin e Ferizajt, operon me tri njësi specialistike si: dermatologji, fizioterapi dhe laborator hematologjik – biokimik.
Dhoma e parë është ajo e konsultave të pacientëve me doktorin dermatolog Gëzim Bajrami.
Përveç saj, poliklinika posedon shumë hapësira, në të cilat kryhen intervenime.
Nisin nga analizat e gjakut për identifikimin e problemeve shëndetësore e deri tek trajtimet e lëkurës dhe fizioterapia.
“Unë jam specialist dermatovenolog dhe këtë profesion e kam qysh prej 25 vitesh. Kam punuar në një ordinancë tjetër, ndërkaq tash e kemi hapur poliklinikën tonë ku jemi zgjeru me shërbime. Përveç dermatovenologjisë në poliklinikë i kemi edhe dy njësi të reja si fizioterapi dhe laborator hematologjik. Përveç anës specialistike, bëjmë edhe intervenime të tjera, siç janë ato të intervenimeve kirurgjike. Disa prej tyre i kryejmë si intervenime kirurgjike e disa përmes aparateve më të sofistikuara, siç janë ato laserike. E bëjmë edhe depilimin në të gjithë trupin e po ashtu edhe largojmë ndonjë ndryshim që mund të shfaqet në lëkurë. Përndryshe mbushjet me fillera janë më së shumti aktual dhe kërkesë e kohëve të fundit, të cilat i kryejmë në poliklinikë”, thekson Bajrami.
Intervenimet në këtë poliklinikë kryhen përmes teknologjisë më të avancuar laserike.
Shërbimet në Poliklinikën Dr.Gëzim Bajrami mund t’i marrin të gjitha grupmoshat.
“Duke e pasur parasysh që secili prej pjesëtarëve të familjes jemi zhvilluar në fushën e mjekësisë, e kemi parë të arsyeshme ta hapim poliklinikën tonë. Të gjithë klientëve që u duhet që nga analizat e gjakut e deri te trajtimet e tjera si fizioterapi apo edhe për dermatologji, mund t’i kryejmë këtu. Unë jam e fokusuar në fizioterapi, ku zakonisht po kemi të rinj, të cilët pësojnë lëndime nga të ndryshme që u shkaktohen nga aktivitetet fizike. Por, përveç aktivitetit fizik, ka edhe probleme të shpeshta te këta të rinj që vjen si shkak i qëndrimit gjatë para kompjuterëve e në pozita të papërshtatshme”, deklaron Egzona Bajrami, fizioterapeute.
Një nga shërbimet që dominon në klinikë janë edhe trajtimet e lëkurës.
Kujdesi dhe trajtimet e lëkurës përveç te femrat, del të jenë dukshëm në rritje edhe nga meshkujt viteve të fundit, sipas specialistëve të kësaj poliklinike.
“Sa i përket teknologjisë në poliklinikën tonë, i posedojmë aparaturat më të avancuara. Sidomos për aparaturën e intervenime laserike që e kemi, si sistemin më të shpeshtë të intervenimeve. Metodologjia që ne e përdorim këtu në poliklinikë është specifike për sëmundje të caktuara. P.sh. e kemi edhe laserin për migrenë, që është një nga patologjitë më të shpeshta, por, në anën tjetër, ne po punojmë edhe me trajtimet e fytyrës, e që ka kërkesa të shumta nga të dyja gjinitë”, thotë fizioterapeutja.
Poliklinika me tri njësitë specialistike për deramotologji, fizioterapi e laborator hematologjik-biokimik, operon nga e hëna në të shtunën me vendndodhje në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.