Reklama

IPKO dhe Ledri Vula vizitojnë heronjtë e vegjël në QKUK

Ipko

Festa e 1 Qershorit nis me dashuri dhe përkushtim në repartin e Onkologjisë Pediatrike

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, IPKO, së bashku me ambasadorin e saj të brendit dhe artistin e dashur për publikun, Ledri Vula, vizituan sot fëmijët në repartin e Onkologjisë Pediatrike në QKUK. Kjo vizitë, që tashmë është bërë një traditë e përvitshme për IPKO-n, u zhvillua në një ambient të mbushur me emocione dhe ndjeshmëri, duke sjellë momente prekëse dhe shumë dashuri për heronjtë tanë të vegjël

Përmes kësaj nisme simbolike, IPKO rikonfirmon përkushtimin e saj të vazhdueshëm për të qenë pranë fëmijëve që përballen me sfida të mëdha shëndetësore, duke i mbështetur me praninë dhe dashurinë që ata meritojnë. Çdo buzëqeshje që lind nga një vizitë e tillë është një motiv shtesë për të bërë më shumë.

Ledri Vula, me karizmëndhe dashurinë për fëmijët, krijoi momente të paharrueshme për fëmijët, duke sjellë gëzim dhe emocione të veçanta. Ndërkohë, IPKO përçoi sërish mesazhin se teknologjia ka kuptim të plotë vetëm kur përqafohet nga humanizmi dhe përkujdesja.

“Sot jemi këtu me zemrën plot dhe bashkë me ambasadorin e brendit tonë, Ledri Vula, dhe mikun e veçantë të fëmijëve, për t’ju dhurar fëmijëve një buzëqeshje, një dhuratë të vogël, dhe shumë dashuri. IPKO do të vazhdojë të qëndroj pranë komunitetit, duke përkrahur kauza si kjo, që prekun zemrën dhe shpirtin tonë. Me shumë dashuri nga IPKO Gëzuar 1 Qershori për të gjithë fëmijët.” u shpreh Afrika Zyferi Badivuku, Udhëheqëse e Komunikimit në IPKO.

Por, përkushtimi i IPKO-së ndaj fëmijëve nuk ndalet këtu. Të dielën, më 1 Qershor, nga ora 12:00, IPKO fton të gjithë qytetarët në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë për të festuar së bashku Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Një ditë e mbushur me ngjyra, lojëra, muzikë dhe dashuri do të sjellë gëzim të madh për më të vegjlit tanë. Të pranishëm do të jenë edhe Ledri Vula dhe Era Istrefi, për ta kthyer këtë ditë në një përvojë të paharrueshme.

Ky organizim është pjesë e filozofisë së IPKO-së që vendos fëmijët në qendër të vëmendjes: të ndihen të veçantë, të vlerësuar dhe të përfshirë. Sepse çdo buzëqeshje e një fëmije është një premtim i ndritur për të ardhmen e vendit tonë. Prej vitesh, IPKO investon në iniciativa që përmirësojnë jetën e komunitetit, përmes mbështetjes së institucioneve shëndetësore, ofrimit të teknologjisë dhe ndihmës konkrete për ata që kanë më shumë nevojë.

Si kompani lider në telekomunikacion, IPKO vazhdon të demonstrojë përgjegjësinë e saj sociale duke kontribuar për një shoqëri më të përfshirë, më të fortë dhe më të shëndetshme.