Për t’ju ofruar më shumë mundësi qytetarëve për qasje në transport dhe për të krijuar mundësi të barabarta zhvillimi e përparimi, është e nevojshme lidhja mes shumë zonave të vendit.
Qeveria Kurti në mandatin e ardhshëm, ka parashikuar realizimin e Programit “Anembanë”. Ky program do të krijojë një sistem transporti publik të integruar në tërë territorin e vendit, fillimisht për trafikun urban dhe më pas edhe për trafikun ndërurban. Ky program do të integrohet përmes biletës mujore. Çdo qytetar do të mund të udhëtojë anembanë Kosovës, pa pasur nevojë për bileta të tjera, duke përdorur vetëm transportin urban dhe ndërurban.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBileta mujore do të subvencionohet, duke bërë që barra e kostos të jetë minimale për qytetarin, me një kosto të përballueshme prej 10 euro në muaj.
Ky program natyrisht do të transformojë qasjen në transportin publik në vendin tonë, duke ofruar mundësi për qasje të barabartë për të gjithë.
*Artikull i sponsorizuar