Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Rajon

Vazhdojnë protestat në Serbi, bllokohet një urë në Beograd

Serbi

Studentët, çiklistët dhe fermerët kanë bllokuar një urë kryesore në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, të dielën për të protestuar ndaj mosveprimit të qeverisë.

Studentët e universitetit po udhëheqin demonstratat kundër korrupsioni që shpërthyen pasi një strehë betoni është shembur në stacionin qendror të trenit në Novi Sad më 1 nëntor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pesëmbëdhjetë persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë si pasojë e shembjes, raporton AP.

Protestat kanë nxitur turma të mëdha që kërkojnë drejtësi për tragjedinë e Novi Sadit, për të cilën kritikët fajësojnë punën e ngadaltë të rinovimit të stacionit të trenit, si pasojë e korrupsionit qeveritar.

Protestat e përditshme në të gjithë Serbinë përbëjnë një sfidë të madhe për presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Lëvizja e udhëhequr nga studentët ka shtyrë tashmë në dorëheqjen e kryeministrit Millosh Vuceviq, aleat i Vuçiqit.