Pas Vuçiqit, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ka folur përfaqësuesi i Kinës që ka thënë se rezoluta do të ngritë shumë çështje në rajon. Ai ka thënë se kjo s’do të kontribuojë në harmoninë dhe paqen në Ballkan e Evropë. Kina do të votojë kundër rezolutës.
Përfaqësuesi i Azerbajxhanit ka thënë nuk do të votojë për propozimin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAbstenim ka paralajmëruar Namibia.
Edhe Nikaragua ka njoftuar se do të votojë kundër teksa ka përmendur bombardimet “e padrejta” të NATO-s të para 30 vjetëve.
Egjipti ka thënë se do të votojë pro rezolutës, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe do të abstenojnë.