Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, është kërcënuar me vdekje pas vizitës që ia ka bërë Fakultetit të Filozofisë në Universitetin e Novi-Sadit. Kërcënimet janë paraqitur në rrjete sociale, pas publikimit të videos së Hillit me profesorin Dinko Gruhonjiq.
“Plumba për të dy”, thuhet në një nga mesazhet, siç ka raportuar portali “Autonomija”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFakulteti i Filozofisë ka njoftuar se Hilli ka vizituar këtë fakultet dhe më pas ka pasur tur në qendra mediatike, të ndërtuara me ndihmën e ambasadës amerikane.
Në njoftim është thënë se Hilli ka folur me profesorë e studentë për lirinë e medias në Serbi dhe kërcënimet që marrin gazetarët, profesorët e studentët në Novi-Sad.