Qeveria e Holandës do të bllokojë rrugën e Serbisë në avancimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka konfirmuar ministri i Jashtëm holandez.
Holanda beson se Serbia s’është e gatshme për hapin e ardhshëm, ka konfirmuar ministri Caspar Veldkamp, të hënën në Bruksel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë gjitha shtetet anëtare të BE-së duhet të japin pajtimin për çdo fazë negociatash deri në pranimin e plotë. Serbia ka më shumë se dy dekada që kërkon pranimin në BE, por ka ngecur për shkak të refuzimit të njohjes së Kosovës.
Veldkamp ka thënë para gazetarëve se “Serbia nuk është e gatshme ende” për hapin e ardhshëm dhe se “ka ngecur në arritjen e progresit në fushën e sundimit të ligjit”.
Siç ka thënë ai, Serbia nuk po është në linjë me politikën e jashtme të BE-së. “Andaj po presim lëvizje nga Serbia”, ka thënë ai.