Përfaqësuesja e Gjermanisë, Antje Leendertse, ka prezantuar rezolutën për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Leendertse ka thënë se rezoluta është modeluar sipas rezolutës për gjenocidin në Runada.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pothuajse 30 vjet më parë, 8,372 myslimanë boshnjakë u ekzekutuan sistematikisht në qytetin e Srebrenicës. Vrasja filloi më 11 korrik dhe zgjati disa ditë”, ka thënë Leendertse.
Sipas Leendertse, rezoluta nuk është kundër Serbisë dhe se të gjithë duhet ta gjykojnë tekstin sipas asaj që thotë. Ajo ka theksuar mbështetjen që i kanë dhënë rezolutës vendet e Ballkanit Perëndimor, anëtare të OKB-së.
Në fund, përfaqësuesja gjermane ftoi të gjithë anëtarët të votojnë për rezolutën.