Gjashtë persona, në mesin e të cilëve edhe katër fëmijë, kanë vdekur si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në orët e para të së premtes në Novi Sad në Serbi
Këtë e ka konfirmuar zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se ata kanë vdekur tragjikisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Në zjarrin që shpërtheu sot në mëngjes, rreth orës 3 të mëngjesit, në një shtëpi, në rrugën ‘Gjordje Dere’, vdiqën gjashtë persona, përfshirë katër fëmijë, të moshës dy deri në shtatë vjeç”, është shprehur Daçiq.
Tanjug raporton se sipas Ministrisë së Brendshme ata janë anëtarë të një familje që jetonte në atë adresë.