Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka komentuar mbi idenë e Shqipërisë që t’i paraqesë liderët me fotografi si fëmijë të krijuar me inteligjencë artificiale në aktivitetin e 19 majit në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Shqipëri.
Erdogani e ka cilësuar si shumë interesante që bëri Shqipëria në prezantim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Ishte shumë interesante! Ajo solli në ekran krerët e shteteve dhe kryeministrat e të gjitha vendeve me inteligjencë artificiale. Ishte shumë interesante dhe çdo kryetar shteti ose kryeministri të vendit iu prezantua ajo inteligjencë artificiale. Shpresojmë që kemi dalë dhe do të dalim me një infrastrukturë të tillë në samitin që do të mbahet në të ardhmen e afërt”, ka thënë ai, raportoi “Anadolu Agency”.
Ai ka shtuar se po ecet drejt së ardhmes me një infrastrukturë të fortë të inteligjencës artificiale.