Rajon

Balotazhi në Maqedoninë e Veriut, deri në orën 11:00 votuan 10% e qytetarëve

Zgjedhjet ne Maqedoni te Veriut

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur se deri në orën 11:00, në kuadër të procesit të balotazhit, kanë votuar 70.424 qytetarë që në përqindje është 10,10.

Gjatë konferencës së parë, nënkryetari i KSHZ-së, Avdush Demiri teksa bëri të ditur se procesi zgjedhor po zhvillohet pa pengesa, ai theksoi se dalja e votuesve deri në ora 11:00 është 10,10%.

“Sipas të dhënave gjithsejtë 70 424 votues deri në orën 11:00, e kanë kryer të drejtën e votës, do të thotë jehona e votuesve deri në orën 11:00 është 10.10 për qind. …deri në këto momente në KShZ të gjitha informatat që vinë tregojnë që zhvillohet një proces zgjedhor i qetë dhe demokratikë, pa ndonjë pengës”, deklaroi Demiri.

Mbi një milion qytetarë kanë të drejtë vote.

Komunat dhe qytetet ku sot zgjidhen kryetarët në balotazh janë: Shkupi, Aerodromi, Bogovina, Bërvenica, Vallandova, Vinica, Dibra, Debarca, Demir Kapi, Dojrani, Dollneni, Zrnovci, Karposhi, Kërçova, Konçe, Koçani, Krusheva, Kumanova, Maqedonia Mogilla, Negotina, Probishtipi, Rankovca, Rosomani, Struga, Studeniçani, Tetova, Qendra, Çeshinovë-Oblesheva, Çucer Sandeva dhe Shuto Orizari.

Lexo përditësimet tjera
Maqedonia e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut mbahet balotazhi i zgjedhjeve lokale