PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Anela – Golat e një ëndrre

Sot do të ndajmë një histori të mrekullueshme, që tregon fuqinë e pasionit dhe vendosmërisë.

Kjo është historia e Anelë Mazrekut, një vajzë e re që ka treguar se çdo ëndërr mund të bëhet realitet, nëse ndiqet me zemër dhe punë të palodhshme.

Anela, vetëm 12 vjeçe, ka filluar të luajë futboll disa vite më parë.

Ajo gjithmonë ka pasur një dashuri të thellë për këtë sport, por së fundmi iu dha mundësia të tregojë aftësitë e saj në një mënyrë krejt të veçantë.

Në një turne ndërkombëtar në Austri, Anela u ftua të ndihmonte një ekip të huaj, pasi një nga lojtarët e tyre u lëndua. Por ajo nuk ishte thjesht një zëvendësuese – ajo u shpall lojtarja më e mirë dhe golashënuesja më e mirë e turneut.

Ky ishte një moment i jashtëzakonshëm, që tregoi se mosha nuk ka rëndësi kur ka pasion dhe përkushtim.

Gjatë intervistës, Anela na tregoi me shumë modestish emocione e saj për këtë arritje dhe theksoi se puna dhe disiplina ishin çelësi i suksesit të saj.

Kur u pyet për paragjykimet që ndonjëherë has, ajo tha: “Thjesht i injoroj.” Ky është një mesazh i fuqishëm për çdo vajzë që dëshiron të ndjekë ëndrrën e saj, pavarësisht sfidave që i dalin përpara.

E ardhmja e Anelës në futboll është e ndritur, dhe ëndrra e saj është të luajë për ekipe të mëdha. Me talentin dhe përkushtimin që ka, kjo ëndërr nuk duket aspak e largët.

Anela na mëson se është e mundur të arrish lart, kur beson te vetja dhe nuk ndalesh për asnjë moment. Ajo është një shembull i shkëlqyer për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë që ndjekin Programin Fluturues i Fëmijëve – se çdo ëndërr është e mundur për çdo vajzë e djalë që ka pasion dhe guxim.