Federata e Xhudos e Francës ka publikuar të mërkurën një tekst lidhur me Lojërat Olimpike. Fillimisht janë paraqitur xhudistët francezë, që janë pretendentë për të qenë më të suksesshmit. Është shkruar po ashtu për forcën e vazhdueshme të Japonisë e më pas janë prezantuar edhe delegacionet tjera.
Dhe Federata e Xhudos së Francës fillimisht ka përmendur Kosovën. Pra para gjitha vendeve të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I mësuar me rezultate të mira në skenën olimpike, delegacioni i Kosovës do të llogarisë në prezencën e dy kampioneve olimpike në fuqi, Distria Krasniqi e Nora Gjakova. Do të jetë në gjendje të shpresojë për paraqitje të mirë nga xhudistja premtuese, Laura Fazliu, medaliste e dyfishtë botërore”, ka shkruar Federatat franceze.
Vetëm pas Kosovës janë përmendur Italia, Brazili dhe vendet tjera.
Është kjo dëshmi tjetër për nivelin superior që ka arritur ekipi i Kosovës në xhudo, i udhëhequr nga kryemjeshtri Driton Kuka.