Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Paris 2024

Vazhdojnë telashet për garuesit e triatlonit

Ndotje lumi Sena

Foto: Associated Press

Seanca stërvitore e garës së notit në triatlon është anuluar për të dytën ditë radhazi, për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ujit në lumin Sena shkaku i të reshurave të shiut në Paris.  Për arsye të njëjtë seanca stërvitore e garës së notit në triatlon u anulua edhe të dielën. 

“Duke pasur parasysh motin në 36 orët e ardhshme, jemi të bindur se cilësia e ujit do të kthehet në normalitet përpara fillimit të garave të triatlonit më 30 korrik”, kanë njoftuar organizatorët e Lojërave Olimpike të Parisit të hënën. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Franca muaj më parë investoi 1.4 miliardë euro për pastrimin e lumit Sena para Lojërave Olimpike, por reshjet e shiut së fundmi kanë bërë që niveli i ndotjes së ujit të rritet sërish.