Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Paris 2024

Ukraina shënon në minutën e 98-të, fiton ndaj Marokut

Ukraina

Futbollistët e Ukrainës kanë shënuar fitore të rëndësishme por në mënyrë shumë dramatike ndaj Marokut.

Ukrainasit e kanë shënuar golin e fitores në minutën e 98-të për t’i arkëtuar pikët e plota në duelin e vështirë ndaj marokenëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja u mbyll 2:1 dhe i takoi Grupit B të turneut olimpik për futbollistë.

Në minutën e 21-të, Ukraina realizoi për 1:0 me mesfushorin Dmytro Kryskiv. Sulmuesi Soufiane Rahimi nga penalltia në minutën e 64-të i barazoi shifrat në 1:1.

Kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit, në skenë u shfaq Igor Krasnopir që shënoi në minutën e tetë të kohës shtesë, me asistim të Oleg Fedorit.

Përfaqësuesja e Ukrainës nga minuta e 63-të luajti pa mesfushorin Volodymyr Salyuk, që u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Ukraina dhe Maroku kanë nga tre pikë të grumbulluara.