Peshëngritësi që e përfaqëson Bullgarinë, Karlos Nasar, e ka thyer rekordin botëror në kategorinë deri në 89 kilogramë dhe e ka fituar medaljen e artë të premten në “Parisi 2024”.
Nasar ngriti 180 kilogramë në shkëputje, ndërsa rekordin botëror e arriti në shtytje, me ngritjen e 224 kilogramëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTotalin e peshës së ngritur e pati 404 kilogramë, që është po ashtu rekord i ri botëror.
Yeison Lopez i Kolumbisë e fitoi medaljen e argjendtë me 390 kilogramë, ndërsa Antonino Pizzolato i Italisë u stolis me medalje të bronztë, me 384 kilogramë të ngritur në dy stilet.