Atletet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i janë afruar shumë rekordit botëror në garën e stafetës 4x400 metra.
Atë nuk e arritën, por janë stolisur me medalje të artë të shtunën në Paris.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSHBA-ja, megjithatë, vendosi rekord të ri kontinental, me kohën 3 minuta, 15 sekonda e 27 të qindtat.
Atletet e Holandës e fituan medaljen e argjendtë me rekord shtetëror, prej 3:19.50.
Ndërkohë, Britania e Madhe e fitoi të bronztën, po ashtu me rekord shtetëror.
Britaniket e mbyllën garën për 3 minuta, 19 sekonda e 72 të qindtat.