Muzala Samukonga të mërkurën mbrëma shkroi historinë duke e fituar medaljen e bronztë olimpike në garën e vrapimit 400 metra në “Parisi 2024”, ka shkruar të enjten “BBC”.
Medalja e tij është vlerësuar historike pasi e fitoi medaljen e parë olimpike për Zambinë, pas 28 vjetësh pritjeje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi përfundoi prapa Quincy Hallit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Matthew Hudson-Smith të Britanisë së Madhe.
Vendosi rekord të ri nacional pasi e përfundoi garën për 43.74 sekonda.
Samukonga ka pasur telashe me lëndime në dy sezonet e fundit.
Zambia ka fituar medalje edhe me Samuel Mateten, që e fitoi të argjendtën në garën e vrapimit 400 metra me pengesa në “Atlanta 1996”. Medalje të bronztë ka fituar edhe boksieri Keith Mwila në “Los Angeles 1984”.