Çiklisti australian Lucas Plapp ka përfunduar në spital pas një përplasjeje të rëndë që e pati gjatë provave individuale.
Plapp u dërgua në një spital francez, dhe iu nënshtrua një operimi të shtunën në mbrëmje. Në pamje shihet përplajsa e tij dhe më pas edhe përpjekja të ngrihej përpara se një anëtar mbështetës i ekipit australian ta ndihmonte atë të dilte nga rruga.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tani është duke u rikuperuar, ndërsa në spital me të ndodhen anëtarët e familjes dhe mjeku i ekipit australian, shkruan të dielën Komitetit Olimpik Australian.
Plapp ishte një nga dy çiklistët që nuk arritën ta përfundoj garën në kronometër e tij së bashku me Soren Waerenskjoldin. Shtegu ishte i vështirë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut në Paris.
Plapp është tre herë kampion i Australisë në garat rrugore dhe dy herë kampion i garës së kronometrit.