Paraqitja e fundit e tenistit Andy Murray në Lojërat Olimpike nuk do të jetë në gara individuale. Siç shpjegon britaniku, problemet me shpinë nuk e lejojnë të garojë në gara individuale.
Të martën, tri herë fituesi i Grand Slameve njoftoi se do t’i japë fund karrierës pas Lojërave Olimpike që nisin të premten dhe përfundojnë më 11 gusht. Dy herë kampioni olimpik në vitet 2012 dhe 2016 tani do të fokusohet në lojën dyshe së bashku me Dan Evansin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne thamë me vete se dyshe do të ishte prioritet ynë”, shpjegon Muray.
Evans do të garojë edhe në lojën individuale, por së fundmi është duke u stërvitur më shumë në dyshe.
“Kjo realisht i jep ekipit dhe neve mundësi më të mirë për një medalje”, është shprehur Murray.
Ai shpreson ta mbyllë karrierën me medalje të fituar.