Liu Yang i Kinës e ka mbrojtur titullin olimpik në gjimnastikë, në disiplinën e unazës gjimnastikore.
Ai fitoi plot 15.300 pikë dhe në konkurrencë e mposhti shokun e skuadrës, Zou Jingyan, në finalen e së dielës në “Parisi 2024”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo29-vjeçari Liu bëhet sportisti i tretë që fiton më shumë se dy tituj në ngjarjen ku kërkohet fuqi dhe kontroll i lartë i trupit. Të njëjtin sukses si Liu më herët e kanë arritur edhe Albert Azaryan i Rusisë dhe Akinori Nakayama i Japonisë.
Në disiplinën e unazës gjimnastikore të dielën, medaljen e bronztë e fitoi greku Eleftherios Petrounias.