Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Paris 2024

Koanda shkruan historinë për Norvegjinë

Solfrid Koanda

Peshëngritësja Solfrid Koanda ka shkruar historinë për Norvegjinë, pasi e ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 81 kilogramë.

Koanda ia siguroi Norvegjisë të shtunën në “Parisi 2024”, medaljen e dytë në histori të peshëngritjes, dhe të artën e parë që prej vitit 1972.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo në shkëputje pati ngritje prej 121 kilogramëve dhe 154 kilogramëve në shtytje.

Totali prej 275 kilogramëve është po ashtu rekord olimpik.

Sara Ahmed e Egjiptit e fitoi medaljen e argjendtë me 268 kilogramë ngritje në të dyja stilet, kurse të bronztën e fitoi Neisi Dajomes nga Ekuadori.