Keniania Faith Kipyegon e ka fituar medaljen e tretë rresht në Lojëra Olimpike.
Të shtunën në “Parisi 2024”, ajo triumfoi sërish në garën e vrapimit 1500 metra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka treguar edhe një herë se është prej vrapueseve më të mira në histori të distancave të mesme.
U bë edhe atletja e parë që arrin tre tituj rresht në këtë garë.
Koha e saj e fitores ishte tre minuta, 51 sekonda e 29 të qindtat, ndërsa e theu rekordin e vet olimpik.
Australiania Jessica Hull e fitoi të argjendtën, kurse britanikja Georgia Bell, u stolis me medalje të bronztë.
Hull pati kohë 3:52.56, kurse Bell kishte kohën 3:52.61, që është rekord nacional.