Kanadaja e fitoi turneun olimpik në Tokio para tre vjetësh dhe mund ta mbrojë titullin, pavarësisht se ishte e përfshirë në skandalin me dron ditë më parë.
Kanadaja u dënua me gjashtë pikë pasi spiunoi Zelandën e Re me dron në stërvitje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi rezultat i atij veprimi, selektorja Bev Priestman u dënua me një vit.
Megjithatë, në fushë, Kanadaja i fitoi të tria ndeshjet e Grupit A, por avancoi si e dyta nga grupi, prapa lideres, Francës.
Fitoi 1:0 ndaj Kolumbisë, dhe 2:1 ndaj Francës dhe Zelandës së Re.
Në çerekfinale ka kaluar edhe Brazili.
Çerekfinalet e turneut olimpik të futbollit, te futbollistet:
SHBA – Japonia, 3 gusht
Spanja – Kolumbia, 3 gusht
Kanadaja – Gjermania, 3 gusht
Franca – Brazili, 3 gusht