Mundësja e Kubës, Yusneylis Guzman, do të luftojë për medalje të artë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris, pasi Vinesh Phogat të mërkurën u diskualifikua për shkak se kishte 100 gramë mbi kufirin e lejuar të peshës.
Mundësja e Indisë, Phogat, është dashur të përballej me amerikanen Sarah Hlderbrant të SHBA-së për medaljen e artë në finalen e kategorisë deri 50 kilogramë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor amerikania për kundërshtare në finale do ta ketë Guzmanin, shkruan sajti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar të mërkurën.
Susaki Yui e Japonisë dhe Oksana Livach e Ukrainës do të përballen për medalje të bronztë.