Gjermania është gjysmëfinalistja e parë në turneun e basketbollit në Olimpiadën e Parisit.
Basketbollistët e Gjermanisë të martën në “Accor Arena” e kanë mposhtur Greqinë me rezultatin 76:63. Për Gjermaninë është gjysmëfinalja e parë në Lojërat Olimpike, dhe gjermanët shpresojnë që të fitojnë medaljen e artë. Kjo ishte çerekfinalja e tretë e luajtur nga Gjermania në Lojërat Olimpike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë dhe përfundoi 36:36. Dallimi u bë në pjesën e dytë.
Më i dalluari te Gjermania ishte 22-vjeçari Franz Wagner me 18 pikë, tri kërcime dhe dy asistime. Te Greqia më efikasi ishte Giannis Antetokounmpo me 22 pikë, dy kërcime dhe tri asistime.