Franca është finalistja e dytë e turneut të futbollit në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. Franca në gjysmëfinalen e mposhti Egjiptin me rezultatin 3:1. Fitoren e siguroi në vazhdimet dy herë nga 15 minuta. 90 minutat e ndeshjes së luajtur të hënën mbrëma në Lyon, përfunduan baras 1:1.
Egjipti kaloi në epërsi me golin e Mahmoud Saber në minutën e 62-të, kurse golin e barazimit 1:1 për francezët e shënoi Jean-Philippe Mateta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFrancezët më pas shënuan dy gola në vazhdimeve dy herë nga 15 minuta. Mateta shënoi edhe golin e epërsisë 2:1. Ai realizoi në minutën e 99-të, kurse për 3:1 realizues i golit ishte Michael Olise. Ai shënoi në minutën e 108-të. Nga minuta e 92-të, Egjipti luajti me një lojtarë më pak në fushë. Me karton të kuq u përjashtua Omar Fayed.
Më herët të hënën finalen e siguroi Spanja. Pra finalja e turneut të futbollit në Lojërat Olimpike “Parisi 2024” do të zhvillohet në mes të nikoqires, Francës dhe Spanjës.