Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Paris 2024

Edi Rama i lumtur dhe krenar me medalistet olimpike të Kosovës

Driton Kuka - Distria Krasniqi - Laura Fazliu

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është shumë i lumtur dhe krenar që është mik i  medalisteve olimpike të Kosovës, xhudistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu. 

“I lumtur dhe krenar që jam miku juaj, e që ju nderoni Kosovën botërisht dhe i shërbeni edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, ka shkruar Edi Rama në Facebook. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Distria Krasniqi ka fituar në “Paris 2024” medaljen e argjendtë në kategorinë deri 52 kilogramë. Ajo e kishte fituar medaljen e artë në “Tokio 2020”. 

Ndërkohë Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë.