Për herë të parë Kanadaja ka medalje të artë olimpike në xhudo. Këtë e arriti të hënën Christa Deguchi.
Ajo fitoi të artën në kategorinë deri 57 kilogramë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë finalen jo shumë interesante, Deguchi e mposhti jugkoreanen Mimi Huh.
Deguchi 28-vjeçare, është e lindur në Japoni. Ka garuar për Japoninë deri në vitin 2014, ndërsa prej vitit 2017 paraqitet për Kanadanë. Është prej xhudisteve më të mira në botë.
Ishte bartëse e parë dhe nuk lejoi befasi, duke fituar të artën olimpike.
Medaljet e bronzta i kanë fituar japonezja Haruka Funakubo dhe francezja Sarah Leonie Cysique.