Kinezi Cao Yuan e ka fituar medaljen e artë në kërcimet në ujë nga platforma prej 10 metrave të shtunën, në Lojërat Olimpike të Parisit.
Është hera e parë që një shtet i fiton të gjitha ngjarjet e kërcimeve në ujë, brenda një Olimpiade.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRikuto Tamai i Japonisë e fitoi të argjendtën, që ishte e para për Japoninë në Lojërat Olimpike në kërcime në ujë, kurse britaniku Noah Williams u ngjit në podium në vendin e tretë, dhe e siguroi medaljen e bronztë.
Cao Yuan mblodhi plot 547.50 pikë dhe e mbrojti titullin olimpik.
Rikuto i Japonisë mblodhi 507.65 pikë, ndërsa Williams kishte 497.35 pikë.