Simone Biles e ka fituar medaljen e gjashtë të artë olimpike para një numri të madh shikuesish të enjten mbrëma në Lojërat Olimpike të Parisit. Ajo e ka rikonfirmuar se është gjimnastja numër një në garën në të gjitha veglat, tre vjet pasi ishte tërhequr nga finalja e njëjtë në të cilën shkëlqeu të enjten. Ajo triumfoi në finalen “All-Around”, por ishte paralelja e shkallëzuar që e bëri diferencën në këtë triumf të saj. Shfaqi nivelin më të lartë edhe në gjitha veglat tjera. Të artën e siguroi me totalin e 59.131 pikëve, vetëm 1.999 pikë më shumë se rivalja e saj braziliane, Rebeca Andrade.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAndrade e fitoi medaljen e dytë rresht në këtë garë, ku gjimnastet duhet t’i shfaqin aftësitë e tyre në katër vegla të ndryshme. Gjimnastja e ekipit të Bilesit, Sunisa Lee, kampione në “All-Around” në Tokio para tre vjetësh, pati start të dobët dhe e fitoi të bronztën me 56.465 pikë. Biles e fitoi medaljen e dytë të artë në Lojërat Olimpike në Paris, dhe titullin e dytë olimpik në “All-Around”. Ajo e fitoi të artën në ngjarjen individuale edhe në “Rio 2016”. Po ashtu, e artë ishte edhe në garën ekipore më herët gjatë kësaj jave.