Luftarake

Kosova me dhjetë karateistë në Evropianin e Armenisë

karate

Kosova do të paraqitet me dhjetë karateistë në Evropianin për seniorë, që prej të mërkurës deri të dielën mbahet në Yerevan të Armenisë.

Kosovën do ta përfaqësojnë Elmedina Istogu e kategorisë deri 61 kilogramë, Redona Gashi deri 50 kilogramë, Vlera Qerimi deri 68 kilogramë, Anila Foniqi deri 55 kilogramë, Foretesa Orana mbi 68 kilogramë, Jakup Ajdari i kategorisë deri 84 kilogramë, Betim Maliqi deri 75 kilogramë, Islam Selmani deri 60 kilogramë si dhe Alma Loki në kata. 

“Armenia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës por Kosova merr pjesë me simbole shtetrore dhe me te gjitha te drejtat e barabarta. Nesër fillojnë garat dhe FKK ju uron garueseve suksese”, shkruan në njoftimin e FKK-së.

Në Armeni, Kosova do të paraqitet edhe në garat ekipore me të dyja konkurrencat.