Të martën mbrëma në Kino Armata në Prishtinë është shfaqur premiera e filmit dokumentar
“SENSEI Driton Toni Kuka, Made in Kosova”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDokumentari i është kushtuar kryemjeshtrit të xhudos, Driton Kukës. Ai është më meritori që Kosova është shndërruar në superfuqi të xhudos. Xhudistët kosovarë kanë pesë medalje olimpike, prej tyre tri të arta. Kanë edhe shumë medalje botërore e dhjetëra evropiane e medalje të tjera.
Autor i dokumentarit është Vranin Gecaj, ndërsa filmi paraqet momente nga karriera e mahnitshme e Kukës.
Premiera është dhënë para një numri të madh të pranishmëve, ndër të cilët ishte edhe kryeministri Albin Kurti.
Kryemjeshtri Kuka ka thënë se e veçanta e dokumentarit është që është përgatitur nga një shok i tij nga ditët e shkollës së mesme.
“Nisi si një bisedë miqësore dhe doli të jetë një dokumentar goxha serioz”, ka thënë Kuka.
Autori Gecaj ka falënderuar bashkëpunëtorët, ndërsa ka thënë se dhënia e premierës është “natë e veçantë”.