Ryan Garcia ka befasuar duke e mposhtur kampionin e versionit WBC në kategorinë super të lehtë, Devin Haney, me vendin unanim pas 12 raundeve.
Boksieri amerikan e rrëzoi tri herë bashkëkombasin Haney në meçin që u zhvillua të shtunën mbrëma në Brooklyn, dhe në fund fitoi me pikë pas 12 rundeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy anëtarë të jurisë i dhanë fitoren Garcias (115:109 dhe 114:110) e njëri e vlerësoi baras 112:112.
Ndonëse triumfoi Garcia nuk e mori titullin, pasi kishte qenë mbi peshën e lejuar në matjet zyrtare.
Për Garcian është fitorja e 25-të në boksin profesionist, karshi një humbje. Haney ka pësuar humbjen e parë në karrierë karshi 13 fitoreve.
Haney ishte vlerësuar favorit absolut në këtë përballje.
Ryan Garcia shocks the world by defeating Devin Haney💥 Rewatch the action from #HaneyGarcia, presented by @autozone🥊 pic.twitter.com/Qy1djG2pIx
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) April 21, 2024